Horoskopi

Horoskopi i datës 9 Mars 2020

06:00 - 09.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një bisedë e shkurtër dhe e ëm-bël në fillim të ditës mund t’ju sjellë disa ide interesante. Këto duhet të lulëzojnë gjatë gjithë ditës. Në këtë fazë jeni shumë kuriozë do të pëlqeni të gërmoni në këto op-sione ose skema të reja.

Dikush që ka disa fuqi mbi ju mund të ketë një interes për t’ju dekurajuar të ecni përpara me qëllimet tuaja, por nuk mund t’ju ndalë dhe kjo është ajo që është e rëndësishme. Kërkohet veprim i shpejtë nga ana juaj.

Nëse keni qenë duke luajtur një lojë flirtuese me një person të caktuar, jini të vetëdijshëm se sot kjo gjë duhet të ndalë. Ju mund të zbuloni se ai person nuk është saktësisht aq i disponueshëm sa kishit menduar. Kthejeni energjinë tuaj flirtuese drejt dikujt tjetër.

Nëse do të jeni në një mbrëmje shoqërore sonte, mos e kaloni të gjithë kohën duke provuar të bëni përshtypje maksimale ose të merrni të gjithë vëmendjen. Përkundrazi, përpiquni të shijoni momentet dhe të kaloni një kohë të mirë.

Një nga miqtë tuaj po tregohet i pavendosur tani dhe mund të vonojë disa plane interesante. Kjo nuk do të thotë se duhet të prishni ditën tuaj. Gjeni diçka tjetër  interesante për të kaluar momente të mira. Në dashuri ndjeni nevojën për më shumë vëmendje nga partneri.

Ju mund të ndryshoni mendimin e disa njerëzve me ndikim sot. Gjithçka çfarë duhet të bëni është të tregoni idetë tuaja interesante. Në aspektin sentimental parashikohen informacione që mund t’ju ndryshojnë gjendjen shpirtërore.

 

Është dikush në jetën tuaj, që gjithmonë ka diçka interesante për të thënë. Dëgjojeni me vëmendje dhe çdo vendim merreni duke u bazuar në ato që ju thotë mendja dhe zemra.

Sot mund të kaloni një ditë paksa të mërzitshme, për shkak ndonjë problemi në aspektin profesional. Nuk duhet të dorëzoheni përballë problemeve, por të luftoni fort për t’i  zgjidhur ato.

 

Sot mund të kaloni momente interesante në praninë e partnerit tuaj. Në çështjet financiare, tregoni kujdes me ndonjë shpenzim të panevojshëm. Gjithashtu, tregoni përpikmëri në pagesën e taksave.

Sot një shkëmbim idesh mund të gjenerojë një përvojë sublime në jetën tuaj, prandaj tregohuni të hapur për të biseduar me këdo në çdo kohë. Shprehuni me ndershmëri dhe tregojuni të gjithëve që takoni sot se sa unik jeni.

Sot ju mund të sinkronizoheni me tipa të ndryshëm njerëzish dhe ata mund të stimulojnë krijimtarinë tuaj. Kjo do të thotë se është një kohë e shkëlqyeshme që të filloni të ndërtoni një themel për diçka unike dhe të re në jetën tuaj.

 

Gjëja më e madhe në lidhje me energjinë që ndjeni sot është se mund t’ju japë gjithë fokusin që ju nevojitet për të marrë idetë më të ndërlikuara dhe t’i bëjë ato sa më të thjeshta për këdo. Kjo e bën sot një ditë të mrekullueshme për personat që janë në një lidhje dashurie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.