OPINION

Covid-19, lufta e re

22:15 - 17.03.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Ardita Kongjonaj* 




Pandemia e gripit të vitit 1918 (Spanish Flu), SARS dhe Ebola kanë ndihmuar ekspertët e shëndetit publik të përgatiten për shpërthime të mëdha. Secili është i ndryshëm, dhe ekspertët e kanë shumë të vështirë të parashikojnë sesi do të përfundojnë.
Ndërhyrja e secilës sëmundje në masë të madhe varet nga rrethanat – kur e identifikojmë, sa ngjitëse dhe fatale është, sa higjienik janë njerëzit dhe sa shpejt mund të gjendet një vaksinë ose kurë e disponueshme. Me raste të reja të virusit të ri COVID-19, duke u rritur dita ditës, është e natyrshme të krahasojmë pandeminë e re me shpërthimet e mëparshme në histori.
Për shembull, gripi i vitit 1918 infektoi gati një të tretën e popullsisë së botës përpara se të zhdukej.
Gripi spanjoll është i frikshëm sepse tregon se në një shoqëri moderne, një pandemi që vret dhjetëra miliona njerëz është shumë e besueshme. Por ajo shoqëri “mjaftueshëm moderne” ishte shumë më primitive kur bëhet fjalë për botën e mjekësisë dhe shëndetit publik krahasuar me botën e sotme.
Disa fakte për shëndetin publik në vitin 1918:
– Ne nuk e dinim që gripi shkaktohet nga një virus, dhe shkencëtari Richard Pfeiffer kishte bindur shumicën e komunitetit mjekësor se ishte shkaktuar nga bakteret; deri në vitin 1933 që studiuesit vërtetuan përfundimisht se gripi është një infeksion viral.
– Antibiotikët të aftë për të trajtuar infeksionet e pneumonisë të lidhura me gripin (të cilat zakonisht shkaktohen nga bakteret) ishin 10 vite larg zbulimit.
Medikamentet antivirale kishin shumë dekada nga zhvillimi; i pari doli në vitin 1963.
– Nuk kishte një OBSH, dhe përpjekjet për të vrojtuar dhe ndjekur shpërthimin e sëmundjeve të reja ishin tepër rudimentare.
– Shumica e vendeve në Evropë ishin nën regjime të censurës së luftës që kufizuan përhapjen e informacionit të saktë dhe shpëtues për shpërthimin e gripit.
Për të gjithë progresin e arritur që atëherë, ajo çfarë bie në sy është se si disa nga masat që autoritetet e krijuara në atë kohë janë shumë të ngjashme me ato që po shohim tani. Në atë kohë, përdoreshin të njëjtat masa distancuese sociale që jemi ende duke ndjekur sot: izolimin, karantinën, maska, larja e duarve, ora e shtetrrethimit për të evituar turma masive në rrugë. Këto janë teknika shumë të lashta. Gjithmonë ka qenë në vëmendje të mbajmë njerëzit e shëndetshëm dhe të prekurit në distancë.
Një mënyrë për të krahasuar dy shpërthimet është duke shikuar rastet e nivelit të fatalitetit: pjesa e infeksioneve që çojnë në vdekje. Kjo është gjithmonë e vështirë të vlerësohet sepse ka gjasa të jenë më shumë infeksione nga sa janë identifikuar nga autoritetet mjekësore. Sipas Ëorldometers që mbledh të dhënat në kohë reale në nivel botëror, ka pasur 188,356 raste me COVID-19 dhe 7,499 vdekje, me nje shkallë fataliteti rreth 4 përqind aktualisht.
Kjo shifër duhet marrë me rezerva, duke qenë se protokollet e testimit të vendeve ndryshojnë shumë dhe gjerësisht, psh SHBA, ka testuar vetëm disa mijëra njerëz ndërsa vende si Koreja e Jugut, ka testuar me qindra mijëra. Kjo do të thotë që emëruesi për shkallën e fatalitetit të rastit – numri total i infeksioneve – është i pasigurt dhe mund të nënvlerësohet për shkak të mungesës së testimit. Në Korenë e Jugut, shkalla e fatalitetit është 0.9 përqind, duke sugjeruar që testimi më i mirë mund të jap norma më të sakta, më të ulta. Ndërkohë, edhe matja saktë e normave të fatalitetit gjithashtu do të ndryshojnë ndjeshëm nga një vend në tjetrin për shkak të ndryshimeve në kapacitetin e sistemit shëndetësor, aksesin në kujdesin shëndetësor të njerëzve me të ardhura të ulta dhe mesatare.
Statistikat më të cituara të vdekjeve për gripin spanjoll vijnë nga studimi i Niall Johnson dhe Juergen Mueller në 2002 të cilët treguan se totali I vdekshmërisë nga virusi arrin deri në 100 milionë viktima. Shumë pak rajone në botë i shpëtuan pandemisë. Një studim më i fundit për vitin 2018 nga Pete Spreeueenberg, Madelon Kroneman dhe John Paget doli në një vlerësim shumë më të ulët prej 17.4 milion. Nëse vlerësimi i cituar shpesh i 500 milion infeksioneve në nivel global është i saktë, atëherë numri i vdekjeve të fundit nënkupton një rast vdekjeje prej 3.5 përqind, por duke përdorur një numër më të lartë vdekjesh prej 50 milion, shkalla e fatalitetit rritet në 10 përqind.
Kjo është një gamë e madhe pasigurie. Duke pasur parasysh se sa të pasakta janë llogarite tona totale për infeksione globale si për gripin spanjoll ashtu edhe për koronavirusin, dhe sa të sakta janë vlerësimet tona për numrin e mëparshëm të vdekjeve, është e vështirë të thuash ndonjë gjë përfundimtare në lidhje me mënyrën se si përplasen këto pandemi kundër njëri-tjetrit pëe sa i përket fatalitetit të rasteve.
Në mënyrë të pazakontë, gripi spanjoll ishte më pak vdekjeprurës për njerëzit e moshuar, ndoshta sepse një shpërthim i ngjashëm me gripin e viteve 1830 u dha njerëzve të moshuar në 1918 një imunitet të kufizuar. Përkundrazi, koronavirusi i ri ka pasur ndikimin e tij më shkatërrues në Kinë dhe Itali deri tani te njerëzit e moshuar.
Situata COVID-19 do të përkeqësohej vetëm nëse nuk merren masa siç duhen distancimi shoqëror, testimi agresiv dhe karantinimi, ndërsa Qeveria Shqiptare me identifikimin e rasteve te para, duke ndjekur rekomandimet direkte të ekspertëve hartoi planin e masave të rrepta për parandalimin e përhapjes së virusit.

Case fatality rate* – proporcioni i vdekjeve nga një sëmundje e caktuar kundrejt numrit total të njerëzve të diagnostikuar më këtë sëmundje në një periudhë të caktuar kohe.

*Autorja mban titullin MSc në Epidemiologji, Shëndet Publik


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.