AKTUALITET

Nuk i rezistoi tundimit të lirisë/ Arrestimi i Ardian Isufit një ditë pasi la qelinë, Balla: Amnistinë mos e marrin si dobësi, por si mesazh që t’i rikthehen një jete normale

16:29 - 26.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë vizitës së tij në qytetin e Korçës, ka folur edhe në lidhje me arrestimin e Ardian Isufit, i cili kreu vjedhje vetëm disa orë pasi kishte lënë qelinë, duke përfituar nga amnistia.




Balla tha se ata e dinë që në këto raste pas amnistive, ekziston mundësia për t’iu rikthyer aktivitetit kriminal.

Ai po ashtu tha se kërkon t’i rikujtojnë personave që kanë përfituar nga amnistia që është në të mirën e tyre që dorën e ngrohtë të shoqërisë përmes amnistisë mos e marrin si dobësi, por si një mesazh që t’i rikthehen jetës normale, larg veprave penale.

Balla:

Kjo është një prej arsyeve të beftë të vizitës time në DVP Korçë. Gjej rastin ti përgëzoj për reagimin e menjëhershëm, ju e dini që amnistitë janë gjithmonë të mirëpritura dhe qeveria shqiptare i propozoi kuvendit pikërisht ndërmarrjen e një hapi të tillë por ne e dimë që në këto raste pas amnistive, ekziston mundësia për ti rikthyer përsëri aktivitetit të tyre kriminal.

Rasti që përmendët është person i të njëjtës vepër penale dhe nuk i ka rezistuar tundimit. Por kjo nuk do të thotë që policia nuk e ka vigjilencën e duhur dhe i gjithë operacioni për ta rikthyer në qeli është bërë nga DVP Korçë falë inteligjencës policore dhe veprimeve të menjëhershme.

Në këtë aspekt dua t’ju rikujtoj personave që kanë përfituar nga amnistia që është në të mirën e tyre që dorën e ngrohtë të shoqërisë përmes amnistisë mos e marrin si dobësi por si mesazh që ti rikthehen një jete normale larg veprave penale.

Policia e shtetit në komunikim me drejtorinë e përgjithshme të burgjeve po administron të gjithë emrat e personave që janë përfitues dhe do të ketë një monitorim të secilit prej tyre në mënyrë që të shmangen ngjarjet kriminale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.