BOTA

U krijua në laborator, ja çfarë thuhej për koronavirusin në 2015

15:33 - 26.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkencëtarët kinezë krijojnë një supervirus pulmonar nga lakuriqët e natës dhe minjtë. Duhet vetëm për motive studimorë, por janë të shumta protestat nëse ja vlen të rrezikohet.




Është një eksperiment shkencor, por sigurisht që shqetëson shumë shkencëtarë. Një grup kërkuesish kinezë injekton një proteinë të marrë nga lakuriqët e natës tek virusi i SARS, virus i pulominitit akut i nxjerr nga minjtë. Dhe del një supervirus që mund të prekë edhe njeriun. Qëndron i mbyllur në laborator sigurisht, duhet vetëm për motive studimi, por a ja vlen krijimi i një rreziku këecënues  kaq të madh, vetëm për të ekzaminuar?

Dalja e një studimi ku një grup shkencëtarësh kinezë kanë arritur të krijonë një kimerë, një organizëm të modifikuar duke injektuar proteinën sipërfaqësore të një koronavirusi të gjetur tek lakuriqët e natës, në një virus që provokon SARS, pulmonit akut, edhe pse në formë jo vdekjeprurëse për minjtë.

Dyshohej që proteina mund ta bënte këtë hibird të aftë të godasë njeriun dhe kjo është vërtetuar nga eksperimenti. Pikërisht kjo molekulë e quajtur SKC14 e lejon koronavirusin të godasë qelizat tona respiratore duke shkaktuar sindormë. Sipas sudiuesve ndër të tjera organizmi origjinal, por edhe ai i krijuar në laborator mund ta kontaminojnë njeriun direkt nga lakuriqët e natës pa qenë e nevojshme të kalojnë nga një gjallesë e ndërmjetme, si minjtë.

Ky fakt ka ngritur shumë polemika. Një vit më parë qeveria……. kishte pezulluar financimet për kërkimin që synonte ta bënte virusin edhe më kontaminoz, por kjo nuk e ka ndalur punën e kinezëve mbi SARS, që ishte në një fazë të avancuar dhe nuk e konsideronin të rrezikshme. Sipas një pjese të botës shkencore në fakt nuk është. Probabiliteti që virusi të kalonte tek specia njerëzore ishte i pallogaritshëm përballë benefiteve. Por ky është një arsyetim që shumë ekspertë e hedhin poshtë, pasi raporti mes rrezikut dhe benfiteve është i vështirë për t’u vlerësuar e për më tepër që në kohët tona duhet kujdes që të mos vihen në qarkullim organizma, që mund të dalin jashtë kontrolleve të laboratorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.