Aktualitet

“Shmangni brumërat, shtojnë sasinë e sheqerit në gjak”, 48-vjeçari i shëruar nga koronavirusi dëshmon si e ndihmoi kurimi nga specialisti i bimëve mjekësore

11:26 - 01.04.20 gsh

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja në një bisedë përmes ‘Skype’ me ‘News24’ dhe emisionin e mëngjesit “Vila 24” tha se COVID-19 ka nevojë për kujdes, dietë ushqimore e masa higjienike strikte. Një person i infektuar nga koronavirusi ka dëshmuar si është shëruar plotësisht edhe falë ndihmës e këshillimit me doktor Merjan.



Në një bisedë telefonike në News24, 48-vjeçari që vendosi të mbetej anonim, tha se kishte kaluar ditë të vështira. Ai tregoi se në fillim kishte ndier ethe, dhimbje trupi e këputje, më pas është përballur me temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. I shtruar me urgjencë në spital ka dalë pozitiv me COVID-19. Pasi ka ndjekur terapinë mjekësore në spital ai është këshilluar nga doktor Ylli Merja për bimët përkatëse të sugjeruara prej tij dhe tani gëzon shëndet të plotë. Përmes dëshmisë së tij, 48-vjeçari bëri thirrje për ta marrë me seriozitet këtë sëmundje të rrezikshme.

Ai falenderoi edhe stafin mjekësor te spitali Infektiv dhe Urgjencës për punën dhe sakrificat e tyre. Gjatë transmetimit të emisionit “Vila 24” Merja në bisedë me moderatoren Androniki Kolka sugjeroi çajra me rigon, dafinë e felinë për të trajtuar simptomat si edhe çaj me bamje apo gatime të ndryshme me bamje për persona që vuajnë nga diabeti dhe janë kategori e rrezikuar. Ai theksoi se duhen shmangur në maksimum brumërat pasi shtojnë sasinë e sheqerit në gjak. Një vëmendje të veçantë patën edhe fëmijët, për te cilët ka këshilluar çajra të ndryshme, propolis me rigon dhe masazhe të ngrohta. Po ashtu Merja bëri thirrje që masat higjienike të vijojnë edhe pas karantinës.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.