Kryesore

Greqi/ “Ka përdhunuar mbi 100 femra”, turistja britanike: U shokova kur u lirua, e dija çfarë do të ndodhte me mua

14:13 - 25.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

47-vjeçari Dimitris Aspioti i njohur ndryshe edhe si “Dragoi i Kavos”, u arrestua nga policia greke, pasi kishte rënë në një humnerë rreth 200 metra poshtë, duke pësuar dëmtime të vogla.




Pas dëshmisë së një gruaje shqiptare, e cila ka thënë se përdhunuesi e kishte marrë zvarrë dhe e kishte përdhunuar në një pyll, duke e kërcënuar me armë, Aspioti u shpall në kërkim nga policia helene.

Dimitris Aspioti u dënua në vitin 2012 me 52 vjet burg,  për përdhunimin e së paku 10 grave britanike, që kishin ardhur në Greqi si turiste. Por, u lirua në nëntor 2019, duke përfituar nga një ligj i kohës në Greqi.

47-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar mbi 100 femra deri në vitin 2012, përpara se të vihej në pranga. Një nga viktimat, britanikja Kayleigh Morgan doli hapur publikisht, pasi “dragoi i Kavos” u lirua, duke kërkuar dënimin e tij sa më të gjatë.

“Një person si ai nuk ndryshon asnjëherë. Jam tmerruar kur mora vesh se ka dalë nga burgu. Ai do të bëjë të njëjtat gjëra që ka bërë me mua edhe me gratë e tjera. U shokova kur u lirua. Ai kishte dhunuar seksualisht një mikeshën time e ajo më tregoi se ishte përdhunuar nga një burrë, që e ka njohur nga tatutazhet që mban. Sapo pashë ata tatuazhe, e dija se cfarë do të ndodhte edhe me mua”, ka rrëfyer turistja britanike e abuzuar seksualisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.