Mes tensioneve dhe flakëve të shkaktuara nga hedhja e molotovit, opozita ka mbyllur protestën, duke njoftuar se tubimi i radhës do të jetë ditën e martë në orën 16:00.
“Në respekt të ortodokseve dhe të festës së tyre ne do ta bëjmë protestën ditën e martë në orën 16:00 kur është edhe mbledhja e këshillit bashkiak”, tha Noka nga selia blu.
Për 2 orë qytetarët protestuan para bashkisë, në lidhje me aferën 5D, ku u arrestuan disa zyrtarë.
Protestuesit u përplasën me policinë, ndërsa këshilltarët tentuan që të hynin brenda Bashkisë.
Shfaq Komentet (0)