OPINION

Byzylyku

07:44 - 29.05.20 Edison Ypi
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Byzylyku elektronik që do t’i vihet shqiptarit në kyçin e dorës së majtë do jetë pak a shumë si ajo unaza metalike që u vihet në vesh qenve rrugaçë për t’i mbajtur nën kontroll, për të mos e ndotur qytetin me lehjet dhe pëgërjet e tyre.




Shqiptarët shquhen për cilësi të ndryshme nga njëri-tjetri. Edhe Byzylykët ashtu do t’i kenë, si janë vetë, të personalizuar, secili byzylykun e vet. Me këtë rast, “Budallait vëri festen” do bëhet “Idiotit vëri byzylykun”.

Byzylyku, që jo tani me rastin e koronavirusit, por qysh herët është shpikur nga Bill Gatesi, Sorosi, Papa dhe të tjerë konspiracionistë të botës së nëndheshme, do të zgjidhë përfundimisht problemin e shqiptarëve, të cilët një herë thonë “Europa kurva”, tjetrën herë “Europa Nostra”. Edhe “kurva”, edhe “nostra”, bota është e vogël për të dyja. Ja njëra, ja tjetra. Që derrat llomotitës këtej e tutje të mos e dredhin, por atë që mendojnë ta thonë si e dinë, sa herë t’u vejë mendja te “Europa Nostra”, byzylyku, me anë të softuerit që ka brenda, do t’i japi urdhër trurit t’ua përplasi kokën pas murit.

Kemi në mes tënë ca gomerë që kanë shpikur rrotën. Veshgjatët tanë thonë se Perëndimi, Amerika, diplomatët, ambasadorët janë komunistë. O shtazë, Amerika dhe bota sjell te ne nga ata që ka, nga ata që çon kudo. Njëherë e një kohë Perëndimin e paraqiste antikomunist kurvi. Dhe ju o kaqola, kurvin po kopjoni. “Perëndimi” si ide teorike, si frymë pozitive, si model praktik, nuk ka qenë kurrë as fashist, as komunist. Perëndimi nuk është si e duan derrat tanë. Perëndimi është si e duan votuesit e vet. Këtë gomarllëk shqiptaresk do ta ndreqë byzylyku, i cili, derrat e torollepsur me kurvizëm do t’i bëjë të hanë mutin e vet.

Kemi ca që nuk dinë asnjë gjuhë të huaj. Por, meqenëse dinë ndonjë “vallahi” ose “erhamdylyla”, mbahen dhe shpallen njohës të qytetërimeve lindore dhe rrjedhimisht simpatizantë të tyre dhe refuzues të Perëndimit. Kopesë në fjalë, byzylyku elektronik nuk do t’u bëjë asgjë. Do t’i lerë të ngordhin si qen.

Shqipëria mediatike dhe Shqipëria reale s’ngjajnë aspak. Shqipëria mediatike, shpikje e pronarëve të mediave, ca rronxhobonxhove që s’kanë haber nga komunikimi, është një Shqipëri virtuale e shfytyruar si u intereson pronarëve për ta kërcënuar sa më fort qeverinë që t’u bëjë favore. Byzylyku s’merret me pronarët kokëderra surratqenë. Për ta ndrequr këtë gabim, byzylyku u nxjerr një sy dhe u shkul një vesh budallenjve që i hanë rrenat e tyre.

Butakëve që vetëshpallen shkrimtarë, Byzylyku është i programuar në atë mënyrë që t’ua shtypë kokën mbi asfalt.

Me iriqët dhe zhabat që shpallen konservatorë jo sepse janë, por sepse vuajnë nga ankthi i vdekjes së afërt për shkak të sëmundjes së pashërueshme ose vuajnë nga komplekse të ngjashme, byzylyku do tregohet i mëshirshëm, do i lërë në mjerimin e vet, atë të keqkuptimit kolosal se “Konservatorizëm” quhet çeta e tyre e kafenesë dhe jo principet shekullore.

Në Shqipëri, të mirat, të ligat, të ëmblat, të thartat, diktaturën, demokracinë, fitoret, humbjet, heroizmat, disfatat, të gjitha i ka bërë dhe po i bën Sigurimi. Që ta kuptojnë kaq gjë shejtanbudallenjtë, të cilët fitoret e Sigurimit i paraqesin si të tyret, byzylyku do përdori mënyrat e veta për t’ua përmbysur tavolinat e festave dhe helmuar të ngrënat.

I kemi provuar sistemet zgjedhore proporcionale dhe maxhoritare. Proporcionali sjell në parlament disa krerë dhe zagarët kockalëpirës që i vinë pas. Maxhoritari e mbush parlamentin me banditë dhe vrasës, dhe mafiozë, të cilët votat i blejnë. Që të vinë në vete, të mësojnë se nuk e ka fajin sistemi, por hileqarizmi shqiptaresk, byzylyku do shndërrohet në brisk ose biçak dhe do ua presë duart, si atyre që votën e blejnë, edhe atyre që votën e shesin.

Shqiptarët e dinë se austriakët janë të gjithë burra të mirë, të gjithë të squtë, të gjithë albanologë me nam. Për ta korrektuar këtë gabim, byzylyku do bëjë theror një austriak, një kryeidiot komplotist konspiracionist që mbahet për albanolog, budallain Kurt Gostentschnigg. Kurti, si të gjithë, do ketë edhe ai një byzylyk. Byzylyku i Kurtit, kur të shohë në ç’kyç dore ka rënë, do ngushtohet e do ngushtohet dalëngadalë derisa Kurtit dorën t’ia këpusë. Kurtin nuk mund ta lënë pa byzylyk. Byzylyku do jetë detyrim planetar. Por për një idiot si Kurti nuk mund të shpenzohen shumë byzylykë. Po atë byzylyk, Kurtit do ia vënë fillimisht te secili nga gishtat e dorës së djathtë. Për të njëjtat arsye, edhe ato gishta, byzylyku Kurtit do ia këpusë. E kështu me radhë, byzylyku do ia këpusë apo do ia qethë Kurtit të gjitha ekstremitetet ku do ia vënë byzylykun; këmbën e majtë, këmbën e djathtë, gishtat e këmbës së majtë, gishtat e këmbës së djathtë, të dyja shputat, buzët, gjuhën, hundën, të dy veshët dhe Kurti do mbetet një top me dhjamë.

Clinton dhe Hillary Clinton nuk e bombarduan Serbinë sepse kishin ndonjë dashuri për Kosovën dhe kosovarët, por sepse dashnorja e Billit, Monica Lewinsky, është me origjinë nga Peja dhe Hillary ishte njëkohësisht dashnorja e Nexhmedin Spahiut, Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt. Këto dhe të tjera konspiracione të faktuara do t’i bëjë të ditura byzylyku i çdo shqiptari nëpërmjet valëve që do emetojë në eterin e zi të marrëzisë njerëzore brenda të cilit me teoritë e tyre konspirative komplotiste kanë rënë kokë e këmbë shqiptarët.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.