Kronikë

Vodhi banesën e bashkëjetueses dhe e dhunonte, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

14:08 - 31.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 44-vjeçar ka rënë në pranga e policisë, pasi akuzohet për disa vepra penale.




Në pranga ka rënë shtetasi K. A, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur banesën e bashkëjetueses së tij, ndaj së cilës ka ushtruar edhe dhunë fizike, në menyrë të vazhdueshme.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur banesën e bashkëjetueses së tij, ndaj së cilës ka ushtruar edhe dhunë fizike, në menyrë të vazhdueshme.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një thikë dhe 3 shkopinj bejsbolli. Po gjatë veprimeve të para hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi B. L., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, të cilit gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu që e mbante pa leje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.