SHËNDET

9 mënyra për të rrëzuar përgjithmonë kilogramët e tepërt

18:00 - 01.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stina e verës ka mbërritur, por kilet e tepërta të marra gjatë dimrit e veçanërisht gjatë karantinës, mund t’iu kompleksojnë. Nëse po përpiqeni të humbni peshë, mos u shqetësoni vetëm për ‘humbjen’, por edhe për fitimin e zakoneve të reja të stilit të jetesës. Bëhuni vigjilentë për trupin tuaj dhe kujdesuni për ushqimet që konsumoni, lexoni këshillat për të qenë në formë dhe për t’u ndier mire. Çdokush është i shqetësuar për pamjen e tij dhe dëshiron ta përmirësojë atë. Kur dukemi bukur, ndihemi mirë. Veshje të reja, këpucë të modës dhe aksesorë të tjerë ndryshojnë mënyrën sesi u prezantohemi syve të të tjerëve. Humbja e peshës së tepërt përmirëson shëndetin tonë. Por gjërat e mira nuk arrihen aq lehtë. Të biesh në peshë është e vështirë për një fakt të vetëm: të duhet të hedhësh poshtë të gjithë zakonet e këqija të mënyrës së jetesës, të fillosh një dietë të re dhe të stërvitesh. Për t’i bërë gjërat më të thjeshta për ju, ju ofrojmë disa këshilla të vlefshme që do tu ndryshojnë përgjithmonë mënyrën e jetesës.
Sheqeri, armiku juaj
Nëse dobësimi është luftë, atëherë sheqeri është armiku juaj më i madh. Për më tepër, sheqeri është i kudondodhur: në ëmbëlsira, në pije, në produkte të tjera që edhe mund të mos e mendonit. Ndonëse është po aq i rëndësishëm sa edhe i dëmshëm kur teprohet sasia, provoni ta zëvendësoni dozën e madhe të sheqerit me fruta. Një tjetër gjë që mund të bëni, është të reduktoni përdorimin gradualisht. Pini çaj apo kafe pa sheqer. Nëse nuk ju pëlqen shija, atëherë konsumojini këto pije më rrallë.
Frutat dhe perimet
Këto janë aleatët tuaj në betejën për t’u dukur bukur. Trupi ka nevojë për vitamina dhe minerale, burimi më i mirë janë frutat dhe perimet. Ka shumë mënyra sesi mund t’i përdorni: sallatat me fruta ose perime, lëngjet e frutave, ëmbëlsirat e shëndetshme dhe konsumi sa herë ju merr uria.
Shmangni alkoolin
Alkooli është i dëmshëm për shumë arsye, një prej tyre janë kaloritë. Shumë kalori për gram mund të gjenden vetëm tek yndyrat dhe vaji. Për të qëndruar të shëndetshëm duhet që të gjitha organet tuaja të funksionojnë siç duhet. Nëse pini alkool, ju dëmtohet mëlçia. Etanoli është i rrezikshëm për veshkat dhe sigurisht për zemrën. Qëndroni sa më larg alkoolit.
Gjumi
Sa më shumë të flini, aq më pak do të hani. Kjo ndodh prej nivelit të hormoneve. Për të qëndruar zgjuar, ju duhet më shumë energji dhe nëse nuk flini mjaftueshëm, atëherë e vetmja mënyrë për të marrë energji është të konsumoni më shumë ushqim. Të paktën 8 orë gjumë në ditë është e nevojshme për të humbur peshë.
Gatimet e shtëpisë
Mos hezitoni të përgatisni vetë vaktet tuaja. Kjo ju lejon të jeni në kontroll të plotë të procesit të dobësimit. Kur e përgatisni vetë ushqimin e dini me saktësi se çfarë ka brenda. Mund të zëvendësoni disa përbërës me opsione më të shëndetshme dhe kjo, nuk është gjithnjë e mundur në restorante apo vende të tjera ku konsumoni ushqim. Mos u shqetësoni nëse nuk keni shumë aftësi për të gatuar, nuk do t’ju duhet shumë kohë të mësoni.
Kujdes me mishin
Herën tjetër që të blini ushqime, mendoni për cilësinë dhe jo sasinë. Problemi me mishin është se po përdoren mënyra të ndryshme për të rritur kafshët dhe ndonjëherë kjo nuk është e shëndetshme, pasi përdoren antibiotikë dhe hormone. Blini atje ku besoni dhe me raste zëvendësojeni me peshkun.
Hani me kontroll
Bëjeni dietën tuaj interesante dhe të larmishme. Mbusheni pjatën me fruta shumëngjyrëshe dhe perime të freskëta. Sigurohuni që në menu të përfshihen yndyra të shëndetshme dhe proteina. Kushtojini rëndësi edhe kalorive që konsumoni. Hani racione të vogla 4-5 herë në ditë dhe kjo do t’ju ndihmojë shumë. Edhe vaktet e ndërmjetme llogariten, ndaj tregoni kujdes se çfarë konsumoni.
Mos porosisni jashtë
Ndonëse duket se ju kursen kohë për të përgatitur ushqimin tuaj dhe në vend të kësaj është më e thjeshtë ta porosisni nga një restorant, mendoni se sa kohë do t’ju duhet ta tresni atë ushqim jo të shëndetshëm. E njëjta gjë vlen edhe për fast-food-et. Harrojini njëherë e mirë ushqimet e parapërgatitura. Jo vetëm do kurseni para, por do humbni peshë më shpejt.
Mos harroni ushtrimet
Aktiviteti fizik është thelbësor për një trup të shëndetshëm. Bëni ushtrime për të ardhur në formë, por mos u fiksoni pas stërvitjes. Merreni këtë proces si kënaqësiprurës dhe shijojeni. Mos harroni: qëndroni aktivë, digjni kalori dhe ndihuni të shëndetshëm dhe të bukur.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.