Kryesore

Fati i çdo vajze varet nga babai…

11:51 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marrëdhënia me babanë përcakton kryesisht periudhën e mëvonshme të rritjes familjare të vajzës




Për zhvillim të drejtë psikik të fëmijës është e domosdoshme pjesëmarrja e të dy prindërve.

Nga ndonjë arsye baballarët shpesh janë shumë pak të pranishëm në edukimin, ndërkaq nuk janë të vetëdijshëm sa shumë ndikim mund të kenë në jetën e fëmijës, posaçërisht të fëmijëve të gjinisë femërore.

Këto pesë fjali çdo vajzë patjetër duhet t’i dëgjojë nga babai i saj:

  1. Je shumë e bukur!

Çdo qenie femërore ka nevojë që të ndihet e bukur. Mirëpo kur mashkulli i parë me të cilin vajza e vogël takohet në jetë – babai, e përsërit këtë, kjo përsëritje ndikon pozitivisht te fëmija i gjinisë femërore.

  1. Të dua!

Kjo frazë u është e nevojshme të gjithëve, posaçërisht fëmijës së lëndueshëm të gjinisë femërore. Nëpërmjet shprehjes së dashurisë nga babai, vajzat bëhen të vetëdijshme se si duhet të sillet mashkulli në moshën e rritur ndaj saj.

  1. Për çka po mendon?/A dëshiron të bisedojmë?

Bisedat e sinqerta me babanë i nguliten në mendje vajzës për gjithë jetën. Ata i japin ndjenjën që është e vlefshme, e vlerësuar, interesante dhe janë mënyrë e shkëlqyeshme që vajza të mësojë se si arrihet besimi te mashkulli.

  1. Meriton më të mirën!

Kur babai e thotë këtë fjali, te vajza zgjon vetëbesim të madh. Në të ardhmen do të dijë ta vlerësojë veten dhe të marrë vendime të mira.

  1. Do t’ia dalësh!

Besimi i babait në aftësitë e vajzës i japin asaj besim në vetvete dhe i japin forcë dhe vullnet që të vazhdojë përpara. Çdo baba patjetër duhet ta përkrahë vajzën e vet – kjo është garanci për të ardhme të mirë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.