Kryesore

Situata politike në Shqipëri dhe Kosovë/ Meta takim me Hashim Thaçin

11:46 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar takimi i presidentit Ilir Meta me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.




“Kam ardhur në Shqipëri për një vizitë miqësore, për të takuar liderët politikë, për shkak edhe të zhvillimeve të fundit politike në të dy vendet”, kështu u shpreh Thaçi dje.

Kjo është vizita e parë pas hapjes së kufirit mes dy vendeve, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ndërkohë, të dy vendet, ndodhen në një klime të ‘nxehtë’ politike, Kosova për shkak të ndryshimeve që solli qeveria e re, Shqipëria për shkak të debateve për reformën zgjedhore.

Ndërkohë në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se me homologun Thaçi shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Kënaqësi të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi.
Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik.
Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE.
Bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit tonë.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.