BOTA

Kompania britanike: Do prodhojmë 2 miliardë vaksina kundër COVID-19

08:57 - 06.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi Organizata Botërore e Shëndetsisë e shpalli virurin e ri një pandemi, të gjithë shpresat u drejtuan drejt zbulimit të një vaksine, si shpresë për të parandaluar përhapjen e tij.




Një kompani britanike e prodhimit të ilaçeve, është në garë me kohën për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit, me synimin për të dyfishuar kapacitetet prodhuese.

“Qëllimi ynë është të mos lëmë asnjë pa vaksinë”, tha CEO i kompanisë Astra Zeneca, Pascal Soriot. Kjo pasi bëri një marrëveshje me një numër partnerësh, përfshirë Bill Gates. Ky i fundit ka deklaruar se do të ndihmojë me investim vendet me të ardhura të ulëta.

Soriot shtoi se Astra Zeneca kishte rënë dakord me Serum Institute of India, prodhuesi më i madh në botë i vaksinave, për të furnizuar me një miliard doza.

Edhe pse dhjetëra kompani po përpiqen të gjejnë një vaksinë, është e paqartë nëse mund të krijohet një vaksinë për të luftuar koronavirusin.

Sidoqoftë, partneriteti i AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit tashmë ka marrë më shumë se 1 miliard dollarë fonde për zhvillimin e vaksinave nga ShBA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.