Kryesore

Merkato e Milanit/ Zbulohen 3 futbollistët e piketuar, në listë edhe një shqiptar

12:09 - 23.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i bujshëm po qarkullon sot në mediat italiane sa i përket objektivave të Milanit në merkato. Sipas “Sky Sport”, gjatë javës pritet një takim mes administratorit të kuqezinjve dhe Ralf Rangnik, ku me shumë gjasa veç të tjerash do të diskutohet edhe për futbollistët që pritet të afrohen të Milani sezonin e ardhshëm.




Ndërkaq, së fundmi janë publikuar edhe 3 futbollistët e piketuar nga drejtuesit, ku mes tyre bën pjesë edhe shqiptari i Kosovës, Milot Rashica. Pritet që kuqezinjtë të shpenzojnë 16 milionë euro për shërbimet e 25-vjeçarit. Ai pëlqehet edhe nga Rangnik. Ndërkohë 2 profilet e tjera të studiuara nga drejtuesit kuqezinj janë Upamekano dhe Patrik Shik. Të dy këta futbollistë janë pjesë e Lajpcig dhe pritet që me shumë gjasa t’i bashkohen klubit italian.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.