Kronikë

Zbardhen detaje të reja/ Flet e mbijetuara e tragjedisë në Kombinat: Anisa u pushtua nga demonët, ndërroi jetë në 27 mars të 2019-ës

14:44 - 06.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmia e Blerta Josifit, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia në Kombinat ,  ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesën e tyre. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar  dëshminë e Blertës para togave të zeza, ku kjo e fundit ka treguar se kur ndërroi jetë motra e saj, Anisa dhe nëna, Zhaneta Josifi.




Sipas dëshmisë së Blertës, motra e saj kishte ndërruar jetë në 27 mars të 2019-ës dhe se me disa rite të besimit të krishterë, kufoma nuk mbante erë e keqe. Ajo ka treguar se vitin mars 2020 së bashku me nënën e saj kanë mbajtur agjërim duke mos ngrenë dhe nga ai moment, tregon Blerta, kufoma nisi të vinte erë.

Ndër të tjera ajo ka sqaruar se në banesën e saj kishte shkuar halla dhe tezja, por ato nuk treguan për Anisën, ndërsa i kishin thënë se ajo ishte shtrirë në dhomën tjetër.

34-vjeçarja ka rrëfyer se kanë agjëruar me nënën 52 ditë, duke konsumuar vetëm ujë dhe për pasojë nëna ndërroi jetë në datën 2 korrik. Ajo tha se nëna e saj kishte rënë përtokë në gjunjë dhe kishte ndërruar jetë. Ajo dëshmon se motra e saj para se të ndërronte jetë ishte pushtuar nga demonet dhe se për këtë shkak kishte pasur kriza nervore, por që asnjëherë nuk kishte shkuar në spital, por për të kujdesej vet nëna dhe Blerta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.