Kosova

Infektohet me koronavirus një tjetër politikane në Kosovë: Dola pozitive në testin e dytë

19:32 - 08.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja Eliza Hoxha e PDK ka rezultuar pozitive me COVID-19 . Në një statusi në ‘Facebook’ deputetja shkruan se javën e kaluar rezultoi negative, por e ka ripërsëritur testin dhe ka rezultuar pozitive.




STATUSI NGA ELIZA HOXHA

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…

Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:

Plogështi

Ethe

Temperaturë

Koll

Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.

#lajiduart

#vendosemaskën

#mbajedistancen

p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi.

Sh’net!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.