Kosova

Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, spitali i Vushtrrisë shndërrohet në spital për pacientët e prekur me COVID-19

15:37 - 14.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Spitali i Vushtrrisë në Kosovë do të shndërrohet në spital për pacientët e infektuarv me COVID-19, si rrjedhojë e rritjes së kurbës të infektuarve me virusin vdekjeprurës.  Lajmin e bëri të ditur Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.




“Spitali i Vushtrrisë shumë shpejt do të pranojë pacientët nga qyteti i Mitrovicës dhe qyteti i Vushtrrisë dhe rrethinat që kanë… Pacientët që kanë nevojë për shërbime të tjera, të natyrës jo COVID-19, do t’i marrim në Spitalin e Mitrovicës. Ndërkohë, edhe personeli shëndetësor do të ristrukturohet në harmoni me këtë qëndrim”, tha Krasniqi në një konferencë për media.

Ai po ashtu tha se është marrë vendim që, në kuadër të planifikimeve për shtim të numrit të shtretërve, një kat i Klinikës së Neurologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, me 60 shtretër, të vihet në dispozicion për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Aktualisht, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar rreth 450 pacientë me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë i Qeverisë së Kosovës, Armend Zemaj, tha se nga sot, Klinikës Infektive të QKUK-së i janë shtuar edhe 50 punëtorë të rinj shëndetësorë, me të cilët është planifikuar përforcimi i stafit mjekësor që trajton personat e sëmurë me COVID-19.

“Bashkë me ne janë 50 profesionistë. Sot, gjatë ditës do të shpërndahen edhe 50 mjekë dhe 62 infermierë, sipas kërkesave dhe nevojave që janë akoma në rritje. Nuk do të thotë që ne do të ndalemi me këtë angazhim”, theksoi Zemaj.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, tha se aktualisht në këtë klinikë janë të shtrirë 96 pacientë me COVID-19, 60 për qind e të cilëve janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

“Në mjekimin intensiv janë 5 pacientë , të cilët janë në gjendje kritike”, tha Ajazaj-Berisha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.