AKTUALITET

COVID-19/ “Zbatoni rregullat jetëshpëtuese”, Manastirliu: Ja plani për vjeshtë-dimër

12:46 - 04.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat të cilat janë jetëshpëtuese në këtë kohë pandemie.




Ndër të tjera Manastirliu bën me dije se ka filluar përgatitja për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit në disa drejtime.

“Po përgatitemi për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit në disa drejtime: Nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare, tek skuadrat e dedikuara të mjekëve dhe infermierëve për spitalet Covid3 dhe Covid4, tek fuqizimi i kapaciteteve të spitaleve rajonale; nga rritja e kapaciteteve testuese tek vaksinimi i grupeve të riskuara, nga parandalimi i kontrollit të infeksioneve tek masat për vijimin e trajtimeve bashkëkohore të pacientëve me Covid19.

Por, deri kur kjo pandemi të jetë mposhtur, kërkohet të heqim dorë nga grumbullimet dhe nga festat që shumë herë janë kthyer në vatra kryesore të përhapjes së infeksionit. Normaliteti i ri kërkon nga ne fare pak: Të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat e thjeshta, por jetëshpëtuese, mund t’ia dalim! Asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur! Filloje dhe ti nga vetja! Filloje sot”, u shpreh Manastirliu

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.