Horoskopi

Të etur për punë! Këto shenja horoskopi s’e njohin fjalën pushim

14:45 - 16.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi dhe Luani janë dy shenja që nuk njohin lodhje. Ata janë të etur për punë.




Besimi në vetvete, vullneti dhe shpirti luftarak janë tre epiteteve që përshkruajnë më së miri këtë shenjë dhe rrugëtimin e Dashit në çdo lloj nisme.

Nga ana tjetër, Luani është një tjetër shenjë që karakterizohet nga shpirti luftarak, ndonëse në disa raste të jep përshtypjen e një shenje të pavendosur që nuk mund të përballojë presionin e sfidave.

Dashi

Dashi është një nga shenjat më të forta dhe këmbëngulëse të horoskopit. Nuk ka rëndësi sa herë u duhet të rrëzohen apo lodhen derisa të realizojnë qëllimin e tyre final, një Dash nuk dorëzohet kurrë përpara vështirësive. Besimi në vetvete, vullneti dhe shpirti luftarak janë tre epiteteve që përshkruajnë më së miri këtë shenjë dhe rrugëtimin e Dashit në çdo lloj nisme. Është një shenjë shumë inteligjente që e di mirë se çfarë do nga vetja dhe si të arrijë atë që do.

Luani

Luani është një tjetër shenjë që karakterizohet nga shpirti luftarak, ndonëse në disa raste të jep përshtypjen e një shenje të pavendosur që nuk mund të përballojë presionin e sfidave. Kur i vendos vetes një qëllim, nuk di të tërhiqet pas derisa ta realizojë. Personat e lindur nën shenjën e Luanit bëjnë pjesë në radhët e atyre personave që arrijnë gjithmonë të tejkalojnë pritshmëritë e tyre dhe të tjerave.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.