KULTURË

“Tirana vjen tek ti”

10:21 - 22.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrethuar me foto të maleve që e qarkojnë plot hijeshi, në brendësi tëMuzeut ne levizje pulson jeta e kryeqytetit, rikrijuar përmes etapave kryesore të historisë së tij. Në zemër të kësaj kujtese të shpalosur spikat gjurma dhe simbolika e “Sheshit Skënderbej”, i cili ka qenë dhe mbetet, qysh në zanafillë të tij, simboli i shdërrimeve të forta shoqërore e politike të kombit shqiptar dhe refleks i përsosur i diversitetit historik e kulturor.




Janë të shumta rrugët, sheshet, ndërtesat e dokumentat që rikthehen në vëmendje përmes imazheve fotografike duke dëshmuar momentet më të forta të historisë së qytetit, por edhe të dinamikave të shndërrimit të tij të përhershëm që e karakterizon qysh në zanafillë: nga ballkoni i Bibliotekës së Vjetër Kombëtare ku u ngrit flamuri i pavarësisë së tij prej përfaqësuesve të familjeve më në zë të Tiranës, ecet drejt vendimevetë Kongresit të Lushnjes që e shpalli Kryeqytet, shkohet tek kremtimet e para të kryeqytetit të ri të shqiptarëve, zhvillimete shtetit modern dhe monarkisë shqiptare, vijohet me dëshmitë e çasteve të rënda të pushtimit nazi-fashist, por edhe me rezistencën e shkëlqyer e betejën e çlirimit të saj.

8bdf3a60-331a-49e1-bfc0-de8fa21ea630 9a3cc5cc-a210-48c7-a434-4bd59369671e c177c57b-1bde-43f6-9ba4-7eb07126b505 ddb89589-92af-4b22-834e-ad62d334f0ae
<
>

Një pjesë e vogël e traditës së Tiranës është vendosur në pjesën e jashtme të muzeut, me veshjet etnografike, sofrën tiranase dhe bujarinë e mikpritjen e pakushtëzuar që Tirana di t’ia dhurojë kujtdo. Maratona e ketij muzeu ne levizje, krejt I vecante dhe unik u mireprit ne Prishtine dhe Presheve, pas suksesit ne tre qytete te tjera si Prizreni, Gjakova dhe Peja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.