Kryesore

Skandali në Greqi/ Murgu abuzon me 7 të mitur, fëmijët rrëfejnë tmerrin: Ndodhte çdo ditë

11:22 - 23.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot nga mediet e vendit fqinj. Një murg francez ka abuzuar seksualisht me 7 fëmijë të mitur.




Murgut i ishte besuar kujdesi dhe mbrojtja e 7 emigrantëve të mitur nga Pakistani, por siç raportojnë mediet fqinje, ai ka abuzuar me ta.

Vetë fëmijët kanë thënë se abuzimi nga murgu ishte i përditshëm, duke shtuar se kishin zgjedhur të heshtnin nga frika se mos mbeteshin në rrugë.

Nga ana e saj, Gjykata e Selanikut e ka dënuar abuzuesin me 6 vite burg për abuzim me të mitur dhe mbi 14 vite për ngacmim të vazhdueshëm seksual dhe posedim të lëndëve narkotike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.