Kryesore

Pasi rezultoi me COVID, Ronaldo flet nga shtëpia: Mjafton të jesh mirë nga koka

18:45 - 16.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Cristiano Ronaldo rezultoi pozitiv me Covid. Tashmë i izoluar, në shtëpinë e tij, ai ka komunikuar me fansat e tij, duke u shprehur se është mirë me shëndet. “Siç e shihni, ndodhem në gjendje të mirë. Nuk kam asnjë simptomë dhe mbrëmjen e kaluar fjeta shumë mirë. Dua t’u falënderoj për mesazhet e shumta mbështetëse që më keni dërguar. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt në stërvitje, të luaj dhe të shijoj jetën.




Karantinën po e kaloj në shtëpinë time në Torino. Familja ime jeton në një kat tjetër të shtëpisë, nuk kemi kontakt me njëri-tjetrin. Mjafton të jesh mirë nga koka, asnjë problem nuk ka vlerë kur je mirë aty.

“Po qëndroj gjatë gjithë kohës në shtëpi. Tani kam dalë për të marrë ca rreze dielli dhe për të shtyrë pak kohën. Po respektoj protokollin mjekësor, nuk e kam thyer në asnjë moment. Janë thënë gënjeshtra në lidhje me këtë temë“, deklaron ylli portugez i Juventusit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.