Kryesore

Koronavirusi i djeg ëndrrën, Myrto Uzuni humbet duelin me Lionel Mesin në “Kamp Nou”

20:27 - 19.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Myrto Uzuni i pafat! Sulmuesi i Kombëtares, nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e nesërme ndaj Barcelonës në “Kamp Nou”, pasi ka rezultuar pozitive me koronavirus. Nderkohe futbollisti beratas nuk figuronte në grumbullimin me skuadrën për ndeshjen ndaj Kisvarda në kampionatin hungarez të premten dhe ka munguar në stërvitje gjatë këtyre ditëve.




Kësisoj, shqiptari nuk iu bashkua ekipit që udhëtoi drejt Barcelonës për Ligën e Kampioneve. Uzuni humbet kështu përballjen historike me Lionel Mesin në “Kamp Nou”. Një ëndërr e djegur për talentin beratas.  Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e klubit për mungesën e Uzunit.

Mësohet se futbollisti nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, thjesht pret që tamponi të dalë dy herë negativ për t’u kthyer përsëri në fushën e lojës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.