Shëndet

Ushqimet që duhet të konsumoni për një zemër të shëndetshme

14:47 - 19.10.20 gsh

Një dietë e ekuilibruar është “çelësi” për një shëndet të mirë. Zgjedhja e ushqimeve të duhura ju ndihmon ta mbani zemrën sa më të shëndetshme dhe të gjithë sistemin e qarkullimit të gjakut.



Arrat janë të pasura me acide yndyrore Omega 3 në “formën e tyre perimesh”, domethënë acide alfa-linolenike (ALA), të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës. Perimet me gjethe jeshile ju lejojnë të merrni vitamina, kripëra minerale dhe lëndë të tjera ushqyese pa kolesterol, duke siguruar kështu një gjendje më të mirë shëndetësore të sistemit kardiovaskular.

Prania e fortë e antioksidantëve i bën domatet një ushqim të shkëlqyeshëm për të mbrojtur zemrën dhe enët e gjakut. Prania e antioksiduesit të njohur si likopen, ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Acidet yndyrore Omega 3 janë një përbërës i rëndësishëm i vajit të ullirit, një ushqim që ndihmon në luftimin e kolesterolit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Peshku është miqësor për zemrën sidomos për praninë e acideve yndyrore Omega 3 dhe vitaminës D. Fibrat e pranishme në drithërat dhe në produktet e bëra me miellin e tyre janë shumë të dobishme për mbajtjen nën kontroll kolesterolin dhe parandalimin e çrregullimeve kardiovaskulare.

Sasia e dyfishtë e vitaminës C në krahasim me portokallin dhe veprimin antikoagulant e bën kivin një ushqim shumë të rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Si dhe gjithashtu agrumet, të cilat përmbajtja e pasur e antioksidantëve dhe vitaminës C, i bën ata të dobishme për të mbështetur shëndetin e zemrës.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.