AKTUALITET

Dhurohen 60 ventilatorë për spitalet Covid / Ambasada e SHBA: Aleatët e NATO-s të bashkuar në luftën kundër virusit

16:09 - 20.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

NATO ka dhuruar 60 ventilatorë për të ndihmuar Shqipërinë për trajtimin e pacientëve me Covid-19, në dy spitalet COVID. Ambasada amerikane ka reaguar pas dhuratës së NATO-s me anë një postim në “Facebook”, ku tregon se dorëzimi i aspiratorëve të prodhuar në Amerikë tregon përkushtimin e SHBA-ve përballë sfidave globale.




“ | Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale”, shkruan ambasada amerikane.

Donacioni u koordinua nga Qendra Euro-Atlantike e Koordinimit të Reagimit të Fatkeqësive të NATO-s (EADRCC). Më vonë gjatë kësaj jave, ventilatorët do t’i dorëzohen Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare për shpërndarje në spitale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.