BOTA

Ushtroi dhunë dhe qethi vajzën sepse dashuronte një serb, Franca dëbon familjen boshnjake

09:34 - 25.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një familje boshnjake është dëbuar nga autoritett franceze,pasi ata kishin rrahur vajzën e tyre 17-vjeçare dhe ia kishin qethur flokët vetëm për shkak të vendimit të saj, që të martohej me një serb.




Ministria e Brendshme Franceze, përmes një njoftimi për mediat bën me dije se pesë anëtarë të familjes së vajzës, të cilët jetonin në qytetin lindor të Besancon, u deportuan në Sarajevë.

“Ky dëbim nga territori kombëtar është pasojë e sjelljes së papranueshme të familjes në gusht të këtij viti, përkatësisht rrahjes dhe rruajtjes së flokëve të një vajze që ishte e dashuruar me një të ri serb, një person i një feje tjetër,” sqaroj ministria.

Ndër të tjera në deklaratën e saj për mediat thekson se vajza e mitur do të mbetet nën përkujdesje të shërbimit social dhe pasi të mbushë moshën madhore, ajo do të fitojë të drejtën e qëndrimit në Francë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.