Kryesore

Tri shenjat e një martese të dështuar dhe si mund të gjeni një zgjidhje

20:00 - 26.10.20 Gazeta Shqiptare

Thuhet se martesa është ‘puna’ më e vështirë në botë



Cilat janë shenjat më tipike të një martese të dështuar dhe mënyrat më të mira për ta rregulluar atë?

Nuk tërhiqeni më nga njeri-tjetri

Kur shikoni pas arsyen pse keni zgjedhur bashkëshortin ose bashkëshorten tuaj, kuptoni që kjo arsye nuk jeton më me ju. Si pasojë, ndihet sikur martesa juaj ka humbur shkëndijën e saj. Kjo është një shenjë e rëndësishme e një martese të dështuar.

Pse ndodh kjo?

Në një moment ju pushuat së kërkuari atë që ju pëlqen tek partneri juaj dhe ndaluat të vini re të gjitha cilësitë e tij/e saj të veçanta që ju tërhiqnin fillimisht.

Ju madje mund të keni vërejtur sesa më shumë të përqendroheni tek ato gjëra të vogla që ju bezdisin, aq më shpesh këto gjëra duken se ndodhin!

Bezdia është një nga shkaqet më të mëdha për t’u shkatërruar emocionalisht. Tani të dy jeni përqendruar në atë që nuk ju pëlqen te njeri-tjetri. Pra, në vend që të komunikoni në mënyrë të qetë një çështje dhe ta çoni drejt zgjidhjes, ju fajësoni ose akuzoni partnerin deri në pikën ku mund të ndihet i/e nënvlerësuar.

Si të ndizni ndjenjat e tërheqjes?

Në çdo problem marrëdhënieje, personi i parë që duhet të shikoni jeni ju. Si po shfaqeni në marrëdhënien tuaj? Sa shpesh e kontrolloni frymën tuaj dhe aromën e trupit?

Duhet vetëm një moment për të kontrolluar sqetullat, frymëmarrjen dhe organet gjenitale sa herë që shkoni në banjë – dhe ky proces rregullimi do të ndihmojë shumë për ta mbajtur veten tërheqës/e për partnerin ose partneren tuaj.

Po ushqeni një martesë të lumtur dhe të shëndetshme me humor, qetësi dhe vlerësim apo po nxitni një martesë të dështuar me rezistencë, akuza dhe faj?

Është e mahnitshme sesa shpejt mund të rivendosni një marrëdhënie të lumtur dhe reciprokisht të përmbushur, në momentin kur vendosni të jeni versioni më i mirë i vetvetes.

Ju nuk keni një jetë seksuale

Ka kaluar kohë e gjatë qëkur keni bërë seks me partnerin për herë të fundit? Nëse po, jeni duke shkuar drejt një martese pa seks, që përkthehet ndryshe si martesë e dështuar.

Ndjenja e shkëputjes emocionale nga partneri juaj mund të çojë në mungesë interesi për tu lidhur seksualisht. Në fund të fundit, kur nuk po ndiheni të lidhur emocionalisht me partnerin tuaj, pse do të dëshironit të angazhoheshit në një akt që nënkupton lidhjen përfundimtare?

Për të ndaluar dështimin e një martese, është e rëndësishme të kuptoni shkakun e pasojave.

Seksi mund të jetë një nga mënyrat më të mira që problemet në çift të dalin nga mendja juaj, për tu rilidhur me trupin tuaj dhe për të gjeneruar oksitocinë (e njohur si hormoni i dashurisë) dhe endorfinë. Ballafaqimi me emocionet tuaja jo vetëm që do të parandalojë argumentet negative por edhe do të ulë hormonet e stresit dhe do të rrisë hormonet tuaja të lumturisë.

Si të keni një jetë seksuale të lumtur?

Sfidat e pazgjidhura seksuale kanë tendencë të heqin vetëbesimin dhe vetëvlerësimin tuaj, si dhe të dëmtojnë vetë strukturën që mban martesën. Mos prisni derisa gjithçka të shkojë keq me martesën tuaj, por adresoni problemet seksuale. Ato zakonisht mund të zgjidhen me njohuritë dhe teknikën e saktë.

Bëni një diskutim të hapur dhe të sinqertë me partnerin tuaj për të gjetur se çfarë është e dëshiruar dhe e padëshiruar dhe më pas punoni së bashku për të zgjidhur çështjet, duke kërkuar ndihmë nga ndonjë ekspert ose psikolog nëse është e nevojshme.

Ju nuk keni një vizion të përbashkët

Motivimi për t’u marrë me çështje në marrëdhënien tuaj zakonisht vjen nga të paturit e një vizioni të përbashkët. Ajo që është me të vërtetë interesante është se ndërsa mund të keni disa ndjenja thelbësore që janë të njëjta, interpretimi juaj për ato është krejtësisht i ndryshëm.

Për të shmangur keqkuptimet më vonë, duhet të kuptoni se çfarë do të thotë secila prej këtyre ndjenjave thelbësore për të dy ju, këshillon Class.

Vizioni i përbashkët është më efektiv kur secili prej jush të qëndrojë i përqendruar në rikrijimin e ndjenjave tuaja thelbësore të lidhura me veprimet, sesa të kapeni pas gjykimeve, keqkuptimeve dhe argumenteve të vogla.

Shumë herë ju bëheni plotësisht të fiksuar se partneri juaj po ‘shkel’ diçka të rëndësishme për ju ose po shkon kundër asaj që doni të përjetoni. Sidoqoftë, ajo që zakonisht nuk e pranoni ose e kuptoni është se ju vetë shpesh jeni duke operuar shumë më poshtë seç duhet dhe po i shkaktoni po aq dëm marrëdhënies tuaj.

Kur e keni të qartë se si doni të jeni afatgjatë dhe keni një busull (veprim të përqendruar) për të arritur atje, është shumë më e lehtë të ndihesh i motivuar për të ecur përpara për të qenë versioni më i mirë i vetvetes dhe një person që mban gjallë një martesë të lumtur.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.