Kosova

DW: Kosovë, shifra shqetësuese të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19

15:00 - 22.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Kosovë numri në rritje i infektimeve me Covid-19 dhe rastet që përfundojnë me vdekje kanë marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Vetëm brenda javës që polemë pas, 95 vetë humbën jetën. Numri i viktimave arriti kulmin ditën e shtunë (21.11) me 19 viktima, duke e rritur numrin e vdekjeve në rreth 900 që nga fillimi i pandemisë. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bëri thirrje për kujdes të shtuar, pasi “klinikat dhe spitalet janë të mbushura dhe personeli shëndetësor është tejet i angazhuar”. Në Kosovë vend ky me 1.8 milionë banorë, mbi 12 mijë raste të infektimeve vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa, që nga fillimimi i pandemisë rreth 35 mijë vetë u infektuan. Duke e parë numrin e infektimeve në rritje Ministria e Shëndetësisë që nga mesnata vendosi ndalim-qarkulimin dhe karantimin nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit edhe në disa komuna të reja, duke, kësisoj aktualisht janë 18 komuna në karantinë nga 33 që ka gjithsej në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP)bëri thirrje për respektim të masave duke ripërësëritur se “mbajtja e maskave është e detyrueshme kudo”.




“Mbani distancën! Virusi është kudo! Mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë! Ruani personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit! Ruani veten dhe të afërmit tuaj! Na ruani neve punonjësve të shëndetësisë që ne të ruajmë shëndetin tuaj!”, thuhet në apelin e IKSHP-së.

yrtarë të Mministrisë së Shëndetësisë tashmë njoftuan, se spitalet e Kosovës janë të stërmbushura me pacientë. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Faik Hoti, thotë se infrastruktura spitalore është shumë e ngarkuar.

“Situata epidemiologjike sa i përket COVID-19 është e ngarkuar këtyre ditëve në Kosovë, sikur edhe në shtetet e rajonit dhe më gjerë dhe çka është fokus kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera është që të angazhojë sa më shumë kapacitete në mënyrë që infrastruktura spitalore aktuale të jetë në gjendje t’i ofrojë shërbime secilit qytetar që do të ketë nevojë për trajtim ndaj COVID-19”, thotë Faik Hoti, duke bërë të ditur se “në raportin e fundit nga shërbimi spitalor dhe Klinika Universitare e Kosovës ka të shtruar 790 pacientë prej të cilëve 526 pacientë kanë qenë pacientë të konfirmuar me COVID-19, që marrin trajtim ashtu si në QKUK dhe spitale të tjera të vendit”. Shqetësues thotë zëdhënësi Hoti është edhe numri i madh i rasteve që po përfundojnë me fatalitet.

“Ajo çka duhet qytetarët të bëjnë kujdes është të mos e injorojnë virusin dhe të mos krijohet ideja që me fatalitet me COVID-19 përfundojnë vetëm rastet e atyre që janë të moshuar apo që kanë sëmundje shoqëruese, sepse kemi pasur edhe raste ku persona në moshën relativisht të re kanë humbur jetën me COVID pa pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thotë zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë Faik  Hoti.

Sidoqoftë, forcimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit dhe karantimi i gjysmës së ditës i më shumë se gjymës së komunave të Kosovës ka bërë që të ketë humbje të mëdha në ekonomi dhe të rëndohet mirëqenia e qytetarëve. Qeveria e Kosovës në mungesë të votave nuk po arrin ta kalojë në parlament një projektligj për rimëkëmbjen ekonomike. Partitë opozitare  refuzojnë që të japin votat e tyre për këtë projektligj, të cilin e quajnë të dobët dhe që nuk i përmbush nevojat e qytetarëve dhe të bizneseve./ DW

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.