Kronikë

Gjobitet në Kakavijë 65-vjeçari i infektuar me Covid-19, lëviste lirshëm në rrugë

14:24 - 27.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Gjirokastrës ka gjobitur një 65 vjeçar i cili edhe pse ishte i infektuar me koronavirus po lëvizte lirdhëm në rrugë.




Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale V. Ll., 65 vjeç, i cili është gjobitur me vlerën 700.000  lekë.

NJOFTIMI I PLOTË

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.