Kryesore

Habit motra e Olta Gixharit: Shkova të hiqja fëmijën, nuk i thashë burrit

15:10 - 28.11.20 gsh

Moderatorja Gerta Gixhari ishte e ftuar së fundmi në “Glamour Zone”, me Ester Bylykun.Gjatë intervistës, ajo rrëfeu shumë të pathëna të jetës profesionale dhe asaj private gjithashtu.Gerta foli për shtatzëninë me djalin e dytë.Ajo tha se si fillim kishte menduar ta hiqte fëmijën, pa i thënë asgjë të shoqit apo familjes. Mirëpo doktoresha e kishte bindur të mos e bënte diçka të tillë.



”Jam menduar shumë për djalin e dytë, sepse nuk kam qenë dakord. Isha shumë e fixuar të kisha vetëm një fëmijë. Im shoq donte. Në momentin që unë e konfirmova shtatzëninë, nuk i tregova as bashkëshortit dhe as familjes sime, por u nisa drejt doktoreshës që është kujdesur për vite për mua, dhe mora vendimin ta hiqja fëmijën.

Ajo u përpoq të më bindte duke më thënë se fëmija i dytë është më i lehtë se i pari, më kërkoi të mendohesha dhe u nisa për shtëpi. Ndërkohë që ajo telefonon bashkëshortin tim dhe e njofton për gjithçka. Ai telefonon familjen time dhe së bashku organizojnë një festë. Nuk vihej në diskutim që të hiqja fëmijën”, u shpreh moderatorja.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.