BOTA

Gjermani, Altmaier: Kufizimet antiCOVID-19 mund të shtrihen deri në pranverë

16:52 - 29.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Masat kufizuese që parashikojnë të luftojnë koronavirusin mendohet të zgjaten deri në pranverë në Gjermani, theksoi dje në një intervistë ministri i Ekonomisë.




“Ne kemi përpara tre apo katër muaj të gjatë dimri”, theksoi Peter Altmaier për të përditshmen “Die Welt”.

“Shumë do të varet nga mbërritja e një vaksine”, theksoi ai.

“Por është e mundur që kufizimet të vazhdojnë e në muajt e parë të 2021”, shtoi ai.

Gjermania, e cila i ka rezistuar pandemisë më mirë sesa shumë vende fqinje, por aktualisht po lufton të përmbajë valën e dytë të COVID-19, vendosi të mërkurën të ashpërsojë masat e saj për të luftuar virusin.

Objektivi është reduktimi akoma më shumë i mundësive të kontakteve deri në fillim të janarit, duke kufizuar në pesë numrin e pjesëmarrësve në bashkimet familjare, me përjashtime për festat e fundvitit.

Para deputetëve, kancelarja Angela Merkel e kishte justifikuar këtë masë të re nga niveli ende “shumë i lartë” iinfektimeve me COVID-19, ndërkohë që ato po uleshim me shpejtësi në disa vende fqinje.

Franca, e nënshtruar në nëntor në një frenim më të ashpër se Gjermania, është një nga vendet ku rastet e përditshme kanë rënë ndjeshëm. Vendi vendosi të lehtësojë gradualisht kufizimet e tij.//ATSH


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.