AKTUALITET

60-vjeçari me Covid u hodh nga Sanotariumi, reagon stafi i “Shefqet Ndroqit”: Pacienti mori terapinë e plotë në pavionin e urgjencës, pastaj…

12:16 - 30.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ngjarjes së rëndë, ku 60 vjeçari nga Laçi i infektuar me Covid 19, i ka dhënë fund  jetës këtë të hënë duke u vetëhedhur nga kati i dytë i spitalit ‘’Shefqet Ndroqi’’, ka ardhur një reagim dhe nga stafi i spitali Covid-2.




Në një reagim zyrtar spitali shpreh ngushëllimet për 60-vjeçarin Leonard Shabani, ndërkohë që shtojnë se ai ishte shtruar pasditen e datës 28 nëntor në spitali, ku është trajtuar me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.  Ndërsa më datë 29 pacienti është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë.

Reagimi i spitalit:

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 60-vjeçarit me inicialet L.Sh., nga Kurbini i cili i dha fund jetës mbrëmë pas mesnate, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

60 vjeçari i konfirmuar me COVID-19, ishte shtruar pasditen e datës 28 nëntor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.

Më datë 29 pacienti është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë. Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka siguruar shërbimin e psikologut dhe ka shtuar masat e sigurisë.

Stafi mjekësor është në gatishmëri të plotë dhe i sigurojmë qytetarët se po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe profesionalizëm për çdo pacient që trajtohen në spitalin tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.