Kryesore

Pse u vendos mbyllja e Universiteteve? Rama: Janë vatra me koeficent të madh rreziku, uroj të jemi…

18:02 - 01.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në ‘Instagram’, i pyetur nëse ‘’A do të qëndrojnë Universitetet të mbyllura deri në pranverë?’’, është shprehur se është shumë herët për të folur për këtë çështje pasi situata e Covid-19 mund të ndryshojë brenda ditës.




‘’Nuk jemi në një situatë normale kur vendimet duhet të lajmërohen shumë kohë më përpara. Faktikisht vendimi është marrë pak ditë para se të hynte në fuqi por siç mund të themi këtë duhet të themi edhe tjetrën se është e kotë të bëjnë spekulime se deri kur do qëndrojë kështu situata.

Duke qenë i detyruar që nga kjo kohë të bëhem student, të leximit e të mësimit sa më shumë gjërave, jo për të zëvendësuar ekspertët por për të ditur cfarë duhet të them, kudo është ndjekur e njëjta strategji dhe është vepruar kështu. Universtietet janë konsideruar vatra me koeficent të madh rreziku edhe për shkak të numrave, bëhet fjalë për numra të mëdhenj në mjedis të vogël, dhe sigurisht që këtu ka edhe një balancë tjetër për t’u ruajtur.

Ekonomikisht, s’kemi pse i fshihemi këtij argumenti. Uroj të jemi në fund të maratonës, por askush nuk e di kur është fundi i saj. Komiteti i ekspertëve është në kontakt të vazhdueshëm”, u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.