KULTURË

Violinisti i njohur Aurel Qirjo përfaqëson Shqipërinë në “Orkestrën e Tokës”

11:28 - 03.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nesёr mё datё 3 dhjetor 2020, interpretohet dhe publikohet pёr herё tё parё kompozimi “Together is Beautiful” (“Së bashku është shumë bukur”), e krijuar nga kompozitori i nominuar për çmimin Oskar George Fenton, (https://georgefenton.com/ ), pjesё e cila interpretohet nga “Orkestra e Tokёs”!




Rreth “Orkestrës së Tokës”!

“Orkestra e Tokёs” ёshtё bashkimi i muziktarёve tё shquar nga gjithё vendet e botёs. Para 2 vitesh, filloi konkretizimi i nismёs për të gjetur nga një muzikant nga çdo vend i botës, për t’u bashkuar së bashku në interpretimin e një pjesë muzikore. Si rezultat u formua një orkestër muzikantësh nga 197 vende dhe filloi procesi i regjistrimit. Nga ajo ditë e tutje, bisedat që filluan, historitë që u ndanë mes tyre dhe përvojat që u zbuluan ishin të paimagjinueshme.

Nesёr, grupi orkestral shfaq pjesën e tyre të parë “Together is Beautiful” (“Së bashku është shumë bukur”), e cila u shkrua nga kompozitori Fenton, pjesё e cila u regjistrua nga shtëpia e famshme diskografike Decca.

Shqipёria nё “Orkestrёn e Tokёs”!

Duke zgjedhur një muzikant për çdo vend, ishte një gjetje e duhur qe violinisti i njohur Aurel Qirjo do te përfaqësonte Shqipërinë. Aureli ka studiuar per violine deri ne shkollen e mesme dhe studimet e larta i kreu per dirizhim prane Institutit te Larte te Arteve ne Tirane.

Në regjistrimin e pjesës së violinës në “Together is Beautiful”(“Së bashku është shumë bukur”), ai interpretoi tipologji të muzikës shqiptare të Shqipёrisё sё Jugut. Violinisti dhe miku yne Aurel Qirjo ka publikuar dy albume tё suksesshme nё CD të muzikës tradicionale shqiptare: “Më tund pak shaminë” me ansamblin e famshëm të SAZISO dhe “Muzika në kufi” me grupin e tij të muzikantëve korçarë. Gjatë qëndrimit të tij në Londër, ai ka bashkëpunuar gjithashtu me grupin grek Kourelou dhe këngëtarin turk Olcay Bayir.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.