Kryesore

Disa këshilla për t’u rikuperuar shpejt nga një ftohje

11:41 - 29.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stina e dimrit mund të jetë një sezon komod, festiv por është gjithashtu koha e vitit për hundët e bllokuara dhe teshtitjet, e thënë ndryshe sezoni i ftohjes dhe i gripit. Ftohjet janë të pakëndshme dhe për të përshpejtuar procesin e rikuperimit duhet të ndiqni disa këshilla.




Merrni më shumë zink

Zinku mbështet funksionimin e duhur imunitar duke aktivizuar limfocitet T, të cilat sulmojnë qelizat e infektuara. Ka shumë ushqime të zakonshme që përmbajnë nivele të larta zinku, duke përfshirë mish pule, qiqra.

Merrni më shumë vitaminë C

Kjo ndoshta nuk është një befasi, por vitamina C është e rëndësishme për shëndetin imunitar. Antioksiduesi neutralizon patogjenët dhe ndihmon qelizat imune të bëjnë punën e tyre siç duhet. Vitamina C gjendet tek agrumet dhe disa perime por gjithashtu mund të merret në formë shtesë.

Pushoni shumë

Relaksimi kur nuk ndiheni mirë shkon përtej pushimit të mendjes dhe trupit. Procesi na ndihmon të shërohemi nga ftohja. “Për të pastruar një rhinovirus nga sistemi ynë, duhen ngarkea gjumi për të mbështetur sistemin imunitar.”, thotë imunologu integrues Heather Moday.

Hani dhe pini për sistemin tuaj imunitar.

Bashkë me ushqimet e pasura me zink dhe vitaminë C, ka shumë ushqime dhe pije të tjera që mund të mbështesin funksionimin e shëndetshëm të imunitetit dhe lehtësojnë simptomat e ftohjes. Konsumoni spinaq, spec të kuq, kërpudha, fruta si kivi, erëza si shafrani i Indisë apo xhenxhefili.

Pastroni sinuset tuaja

Ka disa mënyra për të pastruar sinuset tuaja në shtepi. Një mënyrë efikase është nëpërmjet ujit, kripës dhe sodë së bukës. “Duke e hedhur këtëpërbërje në kanalet e hundës dhe sinuset, mund të largoni bakterëet dhe viruset, hidratoni membranat e ënjtura dhe të irrituara.”, thotë Moday.

Qëndroni të hidratuar

Hidratimi adekuat mbështet funksionimin imunitar duke mbajtur të lubrifikuara mukozat. Kjo bën që viruset dhe bakteret të mos mbërthehen në ind, shpjegojnë Roxanna Namavar, DO dhe Catherine Waldrop, MD .


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.