SPORT

Itali/ Maldini sheh një shqiptar si zëvendësuesin e Ibras

10:00 - 15.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Legjenda italiane dhe njëkohësisht drejtori sportiv i Milanit, Paulo Maldini sheh diçka speciale te futbollisti shqiptar Leon Dajaku. Ky i fundit bën pjesë në radhët e Bayern, ku më së shumti luan me ekipin e dyte në “Liga 3”, pasi nuk ka shumë hapësira në ekipin e parë. Nga mungesa e këtyre minutave ai po kërkon një ekip tjetër dhe më kompetitiv, dhe duket se Milani mund të jetë njëri prej këtyre ekipeve. Kuqezinjtë duhet të gjejnë një zëvendësues të liderit të tyre Zlatan Ibrahimoviç, të cilit po i vjen koha e varjes së këpucëve në gozhdë. Kontrata e Dajakut skadon në verën e vitit 2023 dhe Maldini do të punojë për ta transferuar atë pikërisht atëherë me parametër zero. Gjithsesi gjërat mund të ndryshojnë deri pas 2 vitesh.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.