Kryesore

“Të gjithë memet e opozitës po kandidojnë”/ Veliaj: Mediu-Ndoka-Shehi, deputetë që kur unë isha 11 vjeç (VIDEO)

17:17 - 15.01.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Pala tjetër ofron karikatura për deputetë”. Kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi sot disa nga kandidatët e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit gjatë një takimi më të rinjtë e FRESSH, me rastin e 29-vjetorit të krijimit të këtij forumi.




“Duket sikur të gjithë memet po kandidojnë për deputetë”, tha Veliaj duke iu referuar aleatëve të PD-së, Fatmir Mediut, Nard Ndokës dhe Dashamir Shehit. Sipas tij, disa prej këtyre kandidatëve kanë qenë anëtarë të parlamentit që kur vetë ai ishte 11 vjeç.

“Unë sot jam 41 vjeç dhe ata janë akoma, shpresa e re e të djathtës. e Kuptoni çfarë diference masive kemi ne me ata që kemi përballë”, tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë tha se Partia Socialiste do të bëjë një fushatë pozitive, një fushatë që i ka hije kësaj force politike.

“Ne duam të fitojmë jo se kemi inat ata të tjerët, por sepse e duam këtë vend dhe besojmë që jemi forca më patriotike dhe jemi krenar që jemi pjesë e një familjeje me rrënjë të forta”.

“Pjesë e misionit të 100 ditëve duhet të jetë fitorja, afrimi i sa më shumë njerëzve që besojnë se gjërat arrihen me punë. Shumë të rinj që janë në listat tona dhe do të kandidojnë kanë nevojë për mbështetjen tuaj, se jemi partia më e madhe. Dhe sigurisht që bëhet një kontrast mes memeve të politikës së vjetër dhe çunave dhe gocave të reja që realisht do t’i çojnë gjërat përpara”, tha Veliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.