Kryesore

Policia shkon në banesën e Fjolla Morinës, por nuk e gjen. Këngëtarja thyen masën e arrestit

17:56 - 20.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Fjolla Morina nuk ka respektuar masën e arrestit të shtëpisë të caktuar nga Gjykata e Kukësit duke e thyer atë.




Balkanweb mëson se sot Policia nuk e ka gjetur në banesë këngëtaren e cila duhet të qëndronte me vendim Gjykate pikërisht në atë banesë.

Këngëtarja u kap vitin e kaluar në kufi me 2 armë, së bashku me dy të tjerë me të cilët udhëtonte. Më 19 shtator të 2020 Fjolla Morina udhëtonte në automjetin ”Audi Q7” me biznesmenin Fisnik Syla me të cilin është e lidhur, dhe shoferin Fitim Muji.

Në çantën e saj u gjetën dy pistoleta dhe 23 fishekë, teksa ajo më pas deklaroi se ishte shtatzënë, por që rezultoi se kishte gënjyer. Prej vitit të kaluar ajo është në masë arresti, por duket se është arratisur nga banesa në Kukës. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Fjolla thyen urdhërin e Gjykatës. Edhe pak muaj më parë, ajo dhe partneri saj udhëtuan në një vend bregdetarpa u shqetësuar postuan edhe foto në rrjetet sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.