BOTA

Covid-19 në Izrael, nis vaksinimi edhe tek adoleshentët

13:22 - 24.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Izraeli së fundmi ka filluar me vaksinimin e adoleshentëve. Zyrtarët e shëndetësisë kanë theksuar se rreth 30 për qind e popullsisë deri tani e kanë marrë dozën e parë.




Mediat bëjnë me dije se mbi 2.5 milion e nëntë milion banorëve që është popullsia e Izraelit e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Fushata aktualisht e bën Izraelin një ndër vendet e para sa i përket vaksinimit masiv. Adoleshentëve të moshës 16-18 vjeç nga sot e më tej do t’u jepet doza e parë.

Izraeli filloi administrimin e vaksinave në 20 Dhjetor, duke filluar me mjekët dhe infermierët dhe duke vijuar me të moshuarit, të sëmurët dhe grupet në rrezik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.