BLUETOOTH

Ushqimi dhe demenca, ja se çfarë ndryshimesh mund të bëni në dietën tuaj

19:16 - 08.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm disa ndryshime të vogla në dietën tuaj ushqimore, kanë mundësi të ulin praninë e demencës deri në 28%. Ajo se çfarë na bën më të lumtur për këtë, është fakti se ndërrimi i dietës suaj nuk do ndikojë në shijet apo ushqimet tuaj të preferuar.




Një shembull është i tillë, nëse ju hidhni margarinë apo majonezë në sallatën tuaj, një zëvendësim i mirë do ishte vaj i ullirit, pasi ky i fundit mund tëpërmirësojë shanset kundër sëmundjes që plaçkit trurin.

Por si është arritur ky përfundim?
Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit, vëzhgoi dietat dhe të dhënat e vdekjeve të më shumë se 90 mijë amerikanë gjatë 30 viteve.
TH Chan, i cili ishte në krye të këtij studimi, rezultoi se 4749 njerëz vdiqën nga demenca.
Nga këto ekzaminime, studiuesit zbuluan se personat që konsumonin më shumë se gjysëm luge vaji ulliri në ditë, kishin 28% më pak rrezik për të vdekur nga demenca, duke e krahasuar me persona të tjerë që nuk përdornin këtë produkt, ose e konsumonin shumë pak.
Anne-Julie Tessier, dietologe e cila ishte pjesë e studimit, u shpreh për Healthline se konsumatorët që përdorin vaji ulliri për gatim priren të kenë dieta më të shëndetshme.
“Studimi ynë kontribuon në mbështetjen e udhëzimeve aktuale dietike që rekomandojnë zgjedhjen e vajrave bimore si vaji i ullirit. Dhe përtej shëndetit të zemrës, gjetjet tona zgjerojnë rekomandimet aktuale për shëndetin e lidhur me njohjen. Zgjedhja e vajit të ullirit, një produkt natyral, në vend të më shumë yndyrave të përpunuara si margarina dhe majoneza, është një zgjedhje e sigurt dhe mund të zvogëlojë rrezikun e demencës fatale. Vaji i ullirit është i pasur me yndyrna të pangopura dhe përmban komponime me aktivitet antioksidues që mund të luajnë një rol mbrojtës për trurin.”, u shpreh dietologia për Healthline

Këshilla për të ulur rrezikun e demencës
Dietë e ekuilibruar me 5 porcione frutash e perimesh në ditë
BMI midis 18.5 dhe 24.9
Minimalisht 150 minuta aktivitet fizik në javë
Alkooli me pakicë
Ndalimi i pirjes së duhanit
Mbajtja e presionit të gjakut në një nivel të shëndetshëm, midis 90/60 mmHg dhe 120/80 mmHg.

Çfarë është demenca?
Demenca nuk është një sëmundje në vetvete, por është një term i përdorur për të përshkruar një
grup simptomash. Këto përfshijnë humbjen graduale të kujtesës, rënien e aftësisë për të menduar
dhe arsyetuar, si dhe probleme me komunikimin. Këto simptoma shkaktohen nga disa gjendje
dhe çrregullime.
Rreziku për zhvillimin e demencës rritet në mënyrë dramatike me moshën, por ka shumë persona
në moshë të re me probleme demence.

Tipet e demencës
Demenca Alzheimer/ sëmundja Alzheimer është forma më e zakonshme e demencës. Shkaku nuk është identifikuar ende.
Demenca vaskulare është forma e dytë më e përhapur e demencave dhe i detyrohet goditjeve të shumëfishta që ndodhin në tru.
Demenca frontotemporale është e lidhur me një atrofi të dukshme apo tkurrje të lobeve frontale dhe temporale në tru.
Demenca e trupit Lewy /sëmundja e trupit Lewy shkaktohet nga trupat Leëy, të cilat janë disa lëmshe anormale të proteinave të caktuara të vendosura brenda neuroneve. S
Sëmundja Creutzfeldt-Jakob është një gjendje e rrallë, ku një proteinë jonormale shkakton shkatërrimin e qelizave të trurit dhe demencë.
Sëmundja Huntington shkakton te pacientët e prekur lëvizje karakteristike jonormale, të quajtura chorea. Këto lëvizje përcaktojnë edhe diagnozën. Gjithsesi, në disa raste mund të shfaqen edhe probleme me kujtesën.
Demenca alkoolike shkaktohet kur pacientët pinë shumë alkool dhe zhvillojnë mungesë të një prej vitaminave B.
Demenca e përzier i referohet pacientëve që kanë të dhëna për dy ose më shumë tipe demencash.

Sëmundja Alzheimer dhe demenca vaskulare janë kombinimi më i zakonshëm në demencat e përziera.

Stadet e demencës
Stadi 1: Nuk ka dëmtim; pacienti nuk ka probleme.
Stadi 2: Ka dyshime për dëmtime të mundshme; pacienti fillon të ketë vështirësi, por gjithashtu mund të funksionojë mirë në mënyrë të pavarur.
Stadi 3: Dëmtim i lehtë; pacienti fillon të ketë probleme që të funksionojë i pavarur.
Stadi 4: Dëmtim i moderuar; pacienti ka nevojë për ndihmë në kujdesin për veten sikurse edhe për aktivitetet e përditshme.
Stadi 5: Dëmtim i rëndë; pacienti është krejtësisht i paaftë të funksionojnë në mënyrë të pavarur


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.