Kosova

Shënohen 5 viktima edhe 288 raste të reja nga koronavirus në Kosovë

15:18 - 26.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 5 viktima dhe 288 raste të reja me Covid-19.




Brenda ditës janë raportuar 5 viktima nga komunat: Gjilan 1 rast (90 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (88 vjeç), Prishtinë 1 rast (71 vjeç) dhe Prizren 1 rast (82 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 58.687 raste nga 223.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.471 raste viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 256 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.879.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 110 raste, Podujevë 27 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Deçan 17 raste, Gjilan 15 raste, Suharekë 13 raste, Ferizaj 11 raste, Klinë 7 raste, Lipjan 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Malishevë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Prizren 3 raste, Istog 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik, Obiliq dhe Shtërpcë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.