LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Vjen momenti, Kylian Mbappe njofton zyrtarisht se do të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni

20:49 - 10.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më në fund erdhi momenti, edhe pse Kylian Mbappe kishte vendosur tashmë të mos rinovonte kontratën e tij me Paris Saint-Germain,  ai ende nuk kishte bërë asnjë njoftim për vendimin e tij dhe këtë e bëri sot (10 prill) me anë të një videoje në rrjetet sociale.




Ishte e logjikshme që ai të priste derisa PSG të mos ishte më në garë për trofe dhe ky moment erdhi.

Mbappe mbërriti në PSG në vitin 2017 dhe ka dominuar në Ligue 1 që atëherë. Megjithatë, ai nuk arriti të fitojë Ligën e Kampionëve të UEFA-s, pavarësisht shumë përpjekjeve, edhe pse i shkoi shumë afër në vitin 2021, ku humbi në finale përballë Bayern Munich.

“Përshëndetje të gjithëve, është Kylian. Doja të flisja me ju. Unë gjithmonë kam thënë se do të flas me ju kur të vijë koha dhe kështu doja t’ju njoftoja të gjithëve se është viti im i fundit në Paris Saint-Germain dhe aventura do të përfundojë pas disa javësh. Unë do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc des Princes të shtunën. Është shumë emocionuese që pata mundësinë dhe nderin e madh të jem anëtar i klubit më të madh francez dhe një nga më të mëdhenjtë në botë” tha ndër të tjera Mbappe.

Kujtojmë që emri i Kylian Mbappe është i lidhur ngushtë prej disa vitesh me Real Madrid dhe këtë verë duket se gjithçka do të zyrtarizohet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.