Kryesore

Varianti britanik i Covid-19 në Greqi, dyfishohen rastet e të infektuarve në 48 orët e fundit

14:08 - 08.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brenda dy ditëve në Greqi janë dyfishuar rastet me variantin e virusit britanik, por edhe atij afrikano-jugor ç’ka ka alarmuar autoritetet shëndetësore të vendit.




Tashmë numri i tyre përkatësisht ka shkuar në 397 dhe 6 persona të infektuar, ndaj dhe specialistët e epidemiologjisë kërkojnë nga qeveria të ketë reduktime të mëtejshme të lëvizjes së njerëzve pasi shpërndarja e varianteve të reja të virusit do të jetë tepër e madhe në ditët në vijim.

Qytetet, ku regjistrohen rastet me mutacionin britanik të koronavirusit janë Athina ,Selaniku, dy qytete ne Kretë dhe Kozani, ndërsa në Selanik janë zbuluar 4 raste me variantin afrikano-jugor dhe 2 të tjera në Janinë.

“Jemi të shqetësuar për mutacionin për shkak të shpejtësisë së tij të përhapjes dhe kjo mund te sjellë mbushjen e shtretërve të spitaleve shumë më shpejt se sa me virusin e zakonshëm“, shprehen specialistët qe kërkojnë menjëherë nga qeveria qe thuajse shumica e njerëzve te punojnë nga shtëpia si dhe të rritet numri i testeve të përditshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.