AKTUALITET

Regjistrimi i koalicioneve/ Kryemadhi takim 90 minuta me Bashën në selinë e PD-së, ja çfarë vendosën

20:23 - 23.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim 90 minutësh në selinë blu, me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.




Gazetari Osman Stafa raporton për “BalkanWeb”, se në këtë takim është diskutuar për rekomandimin e hapave të opozitës drejt zgjedhjeve. LSI do të garojë me listën e saj, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët do të regjistrohen si një koalicion i vetëm, duke u përfshirë në një listë.
Së shpejti pritet që opozita e bashkuar të bëjë një marrëveshje për qeverisjen e pas 25 prillit. Në fokus të diskutimit midis krerëve të dy takimeve ka qenë dhe axhenda e përbashkët e opozitës për fushatën zgjedhore në Shqipëri, duke qenë se kanë mbetur vetëm 60 ditë.

Kujtojmë se një ditë më parë dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe ai i PR, Fatmir Mediu ishin në takim me Bashën. Në ato takime është folur për emrat e deputetëve që priten të përfshihen në listat e koalicioneve parazgjedhore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.