AKTUALITET

A do të merren masa të tjera ndaj koronavirusit? Rakacolli: Ekspertët thonë fjalën e fundit

20:35 - 02.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, njëherësh kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, e ftuar në emisionin “Front line” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, duke folur për faktin se a do të ndërmerren masa të tjera ndaj koronavirusit, deklaroi se gjithçka varet nga rastet javore të infeksioneve.




Rakacolli theksoi se gjithçka varet nga rastet javore të infeksioneve dhe se fjalën e fundit e thonë epidemiologët.

“Masat merren në bazë të numrave të rasteve dhe vdekjeve. Masat merren në përputhje me shkencën epideologjike. Shumë dalin në TV dhe shprehen sikur të jenë ekspertë të epidemiologjisë, janë ekspertë epidemiologë që e bëjnë. Numër tjetër është edhe mesatarja e rasteve javore, numri i të shtruarve, edhe hetimi epidemiologjik.

Pas çdo rasti që del pozitiv, bëhet hetim epidemiologjik dhe nxjerr arsyen se përse ky individ është infektuar. Kështu, krijon idenë e shpërndarjes. Ndërthurja e faktorëve në fund jep një përfundim. Ekspertët epidemiologjik janë ata që vendosin. Janë ulur rastet ditore, kanë shkuar nën 1000 rastet mesatare javore”, u shpreh Rakacolli.

Në lidhje me vaksinat, Rakacolli, nënvizoi se në Shqipëri tashmë janë sjellë vaksina dhe ka nisur vaksinimi i popullsisë dhe se asgjë nuk bëhet për fushatë.

“E rëndësishme për ne është që erdhën vaksinat. Nuk ka lidhje fare me Ramën, ardhja në atë kohë e vaksinës. Nuk ka këtu absolutisht asgjë. Asgjë nuk është bërë për fushatë dhe qytetarët dinë ta dallojnë këtë gjë, qartë. Holanda e ka filluar 5 ditë më herët. Kemi nisur vaksinimin para gjithë Ballkanit Perëndimor. Unë edhe një vaksinë e quaj sukses dhe jo më një mijë. Vonesat kanë qenë njësoj si në të gjithë Europën. Pfizer e ka shpjeguar se përse ka pasur vonesa, sepse fabrikat u mbyllën për pak kohë”, përmbylli Rakacolli.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.