Kronikë

Plagosën me armë zjarri 30-vjeçarin në Korçë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët

09:17 - 03.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në pagjen nr.7 në Korçë, ku u plagos me armë zjarri një 30-vjeçar.




Burime zyrtare nga policia bënë me dije se  identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Tre autorët e ngjarjes janë shtetasit me inicialet L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht të Maliqit, shtetasi me inicialet E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë si dhe shtetasi E. N., 20 vjeç, banues në Korçë, të cilët akuzohen për plagosjen me armë zjarri të riut me inicialet I. Q. Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.