AKTUALITET

“Kam dy ditë kam humbur kontaktet me motrën”/ Vëllai kërkon 40-vjeçaren tek Infektivi: S’kam fol as me mjekun

11:02 - 06.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një qytetar nga Tirana ka kërkuar sot ndihmën e mediave, pasi nuk ka asnjë informacion për motrën e tij 40-vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin Infektiv, e sëmurë me COVID-19.




Burri tregon për gazetarin Erjon Skëndaj se nuk ka asnjë kontakt me asnjë nga spitali dhe se prej dy ditësh nuk di asgjë për motrën, e cila kishte ardhur nga Greqia për humbjen e nënës dhe u infektua dhe vetë.

“Sot s’kam kontaktuar fare. Tani i shkruaj mesazhe dhe nuk përgjigjet. Erdha për t’i dërguar disa gjëra. Shpresoj… Jo, jo absolutisht asnjë s’më ka telefonuar. E di se nga cili mjek ndiqet se më ka thënë motra, por nuk kam asnjë kontakt. Motra është në gjendje të keqe, është 40 vjeçe, është me transplant në veshka. Shpresoj të bëhet diçka. Atë uroj, nuk ka gjë tjetër.

E kishte kapur gripi para një muaji, e kaloi për 4-5 ditë dhe ishte mirë. Pastaj pas 10 ditësh i filloi temperaturë, tension, dhimbje në kraharor, zemra. E sollëm në spital, i bëmë testin, doli negativ dhe e shtruan tek spitali i veshkave. Atje absolutisht asnjë lloj kurimi, zero, vetëm ilaçet që kishte vetë me vete, absolutisht asgjë fare, madje dhe sjelljen shumë të keqe, në spitalin gjashtë. Nga aty pastaj, i bënë një test të shpejtë dhe doli pozitiv dhe duhej të merrej vendimi o në Infektiv, o në shtëpi. Ajo ishte në gjendje ku ta çoje, dhe vendosëm ta sjellim këtu. Tani gjendja është kjo, jemi në pritje. Jam nga Elbasani, por jetoj këtu në Tiranë. Në shtëpi ilaçet i kemi marrë vetë. Motra jetonte në Greqi, erdhi këtu në Shqipëri se humbëm mamanë dhe u infektua, sado që mbrohej me dy maska dhe dy ditë para se të ikte ajo u infektua.

I merrte udhëzimet nga mjeku nga Greqia që ndiqej, për transplantin që ka bërë. Veshkën e mbrojti por u dëmtua nga mushkëritë”, tregoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.