Kryesore

“Duhet të ishe në Rinas jo në Tepelenë, s’ka kuptim fushata”, Rama komentuesit: Mos qa hallin e shtetit! Rri e shiko

08:35 - 08.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çështja e protestës së kontrollorëve të trafikut ajror që solli dhe pezullimin e fluturimeve ka marrë vëmendjen kryesore të opinionit publik dhe politikës. Kryeministri Edi Rama është pyetur dhe ngacmuar për këtë çështje dhe nga komentuesit e ndjekësit e tij në rrjetet sociale.




Teksa poston foto nga turi i tij në Tepelën, një komentues i shkruan kryeministrit se duhet të ishte në Rinas dhe se shteti ka rënë, ndaj nuk ka kuptim që vazhdon fushatën. Nga ana tjetër Rama i sugjeron të rrijë dhe të shohë.

Komentues: Tani duhet të ishe në Rinas jo në Tepelenë, shteti ka rënë s’ka kuptim që vazhdon fushatën dhe nuk merr masa për këtë që ndodhi, është rënia e shtetit.

Edi Rama:…mos qa hallin e shtetit ti se nuk bie shteti jo! Rri e shiko!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.