Kryesore

Nis mbledhja e Kryesisë së PD, gazetari jep detajet: Mund të ketë zgjedhje para kohe për Këshillin Kombëtar

12:16 - 18.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryesia e PD ka filluar punimet në orën 11:00 të ditës së sotme. Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se në këtë mbledhje do të ketë vendimmarrje të rëndësishme.




Një prej vendimeve që do të merret është për axhendën e Kuvendit Kombëtar të PD që është parashikuar të mbahet më 17 korrik në orën 11:00.

Një tjetër do të jetë për ndryshime ose jo në Statut apo rizgjedhjen ose jo të Këshillit Kombëtar pasi për këtë seksion mund të ketë zgjedhje të parakohshme pavarësisht se mandati i përfundon në 2022.

Do të ketë një analizë të hollësishme të asaj që Basha dhe në PD e quajnë ‘’masakra zgjedhore’’ e 25 prillit. Anëtari i Kryesisë së PD i cili ishte dhe kandidat për kryetar, Fatbardh Kadilli do të mundohet të paraqesë programin e tij për ringritjen e PD.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.