BOTA

Zjarret në Itali nuk kursejnë as shqiptarët, evakuohet zona e arbëreshëve në Palermo, shpërthejnë 15 vatra të reja

12:35 - 31.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e kaluar një zjarr i madh ka shpërthyer midis zones së arbëreshëve që njihet si Piana degli Albanesi, në Strasatto Altofonte dhe San Giuseppe Jato.




Pothuajse të gjitha shtëpitë u evakuan nga zjarrfikëset , ndërkohë që një helikopter ka punuar natën për shuarjen e zjarrit në zonë.

“Ky është një zjarr unik. Ne jemi organizuar masivisht dhe disa punëtorë u plagosën gjatë shuarjes së flakëve”- thonë punonjësit, ndërsa ka ndërhyrje të tjera ajrore në zonën përreth.

Të gjitha ekipet e pyjeve dhe zjarrfikësve janë në veprim dhe kanë dërguar gjithashtu ekipe shtesë.Veprimi i zjarrvënësve së bashku me temperaturat e larta dhe erën po i shkakton dëme të mëdha bimësisë.

Siçilia Lindore po digjet gjithashtu, në Catania një zjarr i madh ka rënë në periferi të qytetit, midis Fossa della creta dhe Palermos. Flakët janë përhapur shumë dhe trafiku është bllokuar si masë paraprake.

Automjete të ndryshme dhe ekipe të zjarrfikësve janë në vendngjarje ndërkohë që 15 zjarre të tjerë raportohen në zonën e Catanias.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.